“For You” kënga më e re e Rita Orës dhe Liam Paynet ka debutuar në numrin 1 në top-listën e këngëve më trend në Britani të Madhe.
Kënga udhëheq top-20-shen e këngëve që janë në trend bazuar në dëgjimet në javën e fundit.
Ajo është pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri “Fifty Shades”, transmeton Albinfo.ch.
Kënga po ashtu është në top-pesë këngët më të dëgjuara të javës në top-listën kryesore.