Një burrë ka pranuar se ka kryer sulmin me bombë ndaj autobusit të ekipit të futbollit Borussia Dortmund, në vitin 2017.
Sergei W, 28-vjeçar, ka thënë në një gjykatë në Dortmund se nuk kishte në plan të vriste dikë. Ai është gjerman me prejardhje ruse. Emri i tij i plotë nuk është bërë i ditur.
Sulmi e la të lënduar Marc Bartran si dhe një polic i cili humbi dëgjimin, transmeton Albinfo.ch.
Ndaj Sergeit janë ngritur 28 akuza për tentim-vrasje, të cilat ai i ka mohuar.
Megjithatë, në gjykatë ka thënë se “është shumë pishman për veprimet e tij”.
Gjykimi ndaj tij nisi më 21 dhjetor.
Sulmi ndaj autobusit të Borussia Dortmundit ndodhi më 11 prill, në ditën e çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Monacos. Kjo ndeshje u zhvillua një ditë më pas, me tifozët e Dortmundit që pritën në shtëpitë e tyre francezët e Monacos.