OSBE-ja në Kosovë nëpërmjet një kumtese ka bërë të ditur se pjesëmarrja e serbeve kosovarë në votime për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi ishte 32.17 për qind.
OSBE-ja ka njoftuar se nuk janë raportuar incidente të sigurisë dhe votimi është zhvilluar në një ambient të qetë.
Përveç disa çështjeve teknike, dita e votimit ka kaluar në mënyrë të rregullt, thekson ky mision.
Materialet zgjedhore janë transportuar nga OSBE për në Vranjë dhe Rashkë, ku do të bëhet numërimi nga Komisioni Zgjedhor i Serbisë