Porsche përmes një videoje të publikuar në YouTube ka treguar se kah ka rrjedhur emri i kompanisë.
I lindur më 3 shtator, 1875, në Maffersdorf të Çekisë, themeluesi i kompanisë, Ferdinand Porsche themeloi “Dr. Ing. h.c.F. Porsche AG” më 1931 për të siguruar shërbime konsultative të inxhinierisë.
Kontrata e parë e madhe e kompanisë erdhi nga qeveria gjermane dhe kërkesa ishte të bëhej një veturë për popullin, një Volkswagen. Ashtu u lind edhe Beetle. Deri në vitin 1939, Porsche nuk e kompletoi veturën e parë – modelin 64 – por me nisjen e Luftës së Dytë Botërore, prioritetet ishin tjera, vetura luftarake.
Para se të niste kompaninë e tij, Porsche u emërua si dizajner në austro-Daimler më 1906. 10 vjet më pas ai u bë drejtor menaxhues, ndërsa nga kompania u largua më 1923. Pak muaj më pas, Porsche u caktua si drejtor teknik i Daimler Motoren Gesellschaft. Kjo kompani tani njihet si Daimler, kompania prind e Mercedesit.
Më 1929 ai kaloi te Steyr Automobile, por as aty nuk qëndroi gjatë dhe u kthye në Shtutgart.
Pjesa tjetër i takon historisë.
https://www.youtube.com/watch?v=aC74pSaBpAM