Borxhi i jashtëm i Kosovës ka arritur në vlerën prej 1 miliard e 426 eurosh në fund të 2011-së. Ky borxh është rritur për 78 milionë euro, në krahasim me 2010, ndërsa në krahasim me 2009, borxhi total i jashtëm i Kosovës ka shënuar rritje prej 280 milionë eurosh.
E në krahasim me 2007, vlera e borxhit të jashtëm është rritur për 930 milionë euro.
Të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës tregojnë se vlera e borxhit të jashtëm e regjistruar në fund të 20110-së përbën mbi 30 për qind të bruto prodhimit vendës, që llogaritet të jetë në vlerën prej rreth 4.5 miliardë eurosh.