Protestuesit pas qëndrimit për disa minuta pranë Gjykatës Themelore , janë drejtuar në drejtim të Qeverisë me brohoritjet dhe parullat për drejtësi, njofton INA.
Brohoritjet masive janë dëgjuar para Qeverisë së Shkupit si: “Shqiptarët nuk janë terroristë”, “Shqiptarët nuk janë radikalë islamik”, “Stop proceseve të montuara”, “Allahu është i madh”, etj. Në mesin e brohoritjeve janë dëgjuar edhe thirrje fetare islame nga disa protestues, raporton INA.
Në mesin e protestuesve ka pasur protestues që kanë tentuar që t’i heqin barrikadat pranë gjykatës, mirëpo ato janë penguar dhe nuk janë lejuar nga organizatorët.
Qytetarët protestues janë të indinjuar me mospraninë e përfaqësuesve politik shqiptarë nga radhët e partive politike shqiptare.