Gjatë vitit të kaluar në Zvicër janë regjistruar makina elektrike në numër rekord në krahasim me vitet pararendëse. Por përkundër kësaj, në numrin e përgjithshëm prej 314 mijë të automjeteve të regjistruara në vitin 2017 vetëm 1.5 për qind kanë qenë elektrike.
Ndonëse një numër i tillë ende nuk mund të konsiderohet sukses i vërtetë, në Swiss eMobilty thonë se përcaktimi i zviceranëve për elektromobilë është bërë më i madh ndërsa prodhimi i këtyre automjeteve po bëhen gjithnjë më i levërdishëm.
Nga ana tjetër, kuota e automjeteve “hibride” gjatë vitit të kaluar ka arritur në afër 4 për qind të të gjitha automjeteve të regjistruara në Zvicër. Kjo përqindje përbën po kështu një rekord, thonë në shoqërinë Swiss eMobility, e cila angazhohet në favor të elektromobilitetit në Zvicër.