FC Luzern kishte regjistruar një këngë, në prag të finales së Kupës së Zvicrës, kundër Baselit që do të mbahet më 26 maj.
Nelson Ferreira, një lojtar i Luzernit, tha për 20 min se më bukur nga ne të gjithë këngën e kishte kënduar futbollisti shqiptar Jahmir Hyka.
Me këtë mesfushori i Luzernit në kampionatin zviceran ka befasuar tifozët edhe me aftësinë e tij si këngëtar. Këngën e këndon, Elian Muller, fituesja e programit “Talenti më i madh 2012 i Zvicrës”. Luzern e ka fituar për herë të fundit Kupën e Zvicrës, në vitin 1992.