Në orët e hershme të mëngjesit të sotshëm ka pasur rrëshqitje gurësh dhe të dheut në aksin rrugor Restelicë – Dragash, çka ka bërë që ky aks rrugor të bllokohet për qarkullim për një kohë.
Por, pas intervenimit nga kompania e mirëmbajtjes, e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, është hapur njëra korsi, njofton kjo ministri.
Ministria e Infrastrukturës u bën thirrje qytetarëve që kalojnë nëpërmjet këtij aksi rrugor që të lëvizin me kujdes të shtuar.