Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka nisur vitin 2017 me një kërcënim për SHBA-në.
Ai ka thënë se “butoni për lansim të bombës nukleare është gjithmonë në tavolinën time”.
Më tej, lideri i Koresë Veriore ka paralajmëruar SHBA-në se nuk do të mund të nisë kurrë një luftë, transmeton Albinfo.ch.
Në fjalimin e tij për Vitin e Ri, ai ka thënë se e gjithë SHBA-ja është brenda shtrirjes që mund të realizojë bomba nukleare e Koresë Veriore.
“Ky është realitet, nuk është kërcënim”, shtoi ai.