Tre shqiptare janë arrestuar me një gomone me drogë në Itali në një operacion ndërkombëtar antidrogë i cili ishte një bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe asaj italiane, transmeton albinfo.ch.
Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e të shtunës rreth orës 20:00, ku u ndalua dhe u sekuestrua një gomone me drogë në zonën e Salentos.
Avioni i Guardia di Finanza ka bërë të mundur zbulimin edhe kapjen e rrjetit. Gomonia rreth 9 metra me dy motorë të fuqishëm ishte e ngarkuar me lëndë narkotike të llojit marihuanë, por policia Italian nuk ka dhënë detaje të tjera raportojnë mëdiat në Shqipëri..