Fansat e filmave kanë shpenzuar më shumë para për të parë Vin Dieselin, Dwayne Johnsonin dhe Gal Gadotin në krahasim me të tjerët gjatë vitit 2017.

“Forbes” ka pozicionuar Dieselin dhe “The Rock” në maje të listës së aktorëve më fitimprurës, shumica falë suksesit të “The Fate of the Furious”, transmeton Albinfo.ch.

Gadot është në vendin e tretë, ndërsa Emma Watson e katërta me rolin e saj në “Beauty and the Beast”. Johnny Depp është i pesti në listë.
Top pesë aktorët më fitimprurës:
- Vin Diesel – 1.6 miliardë dollarë kanë fituar filmat ku luan ai: “The Fate of the Furious” dhe “xXx: Return of Xander Cage”
- Dwayne Johnson – filmat e tij fituan 1.5 miliardë dollarë
- Gal Gadot – 1.4 miliardë dollarë
- Emma Watson – 1.3 miliardë dollarë
- Johnny Depp – 1.1 miliardë dollarë