Aziatikët përdorin grimasa të ndryshme nga ato të europerëndimorëve për të shfaqur ndjenjat e tyre. Ata po kështu ndryshojnë nga popujt e perëndimit për nga mënyra se si e perceptojnë gjendjen emocionale të bashkëbiseduesit.
Përderisa në botën perëndimore njerëzit e shikojnë tjetrin përballë në sy dhe në gojë, aziatikët këtë e bëjnë duke shikuar ekskluzivisht dhe vetëm në sy.
Në këtë konstatim kanë arritur studiues të një universiteti në Glasgow (Britani e Madhe) të udhëhequr nga profesori Caldara. Kjo gjetje e shpjegon përse shprehja e fytyrës së një japonezi mund të duket aq e ngurtë për një evropian, thonë studiuesit nga Glasgow.
Dallimi në shprehje të fytyrës është bartur edhe në “emoticon”-et, shenjat karakteristike për shfaqje të ndjenjave në komunikimin përmes internetit. Kështu, për njerëzit nga perëndimi janë të zakonshme emoticonet e tipit 🙂 që disponimin e tregojnë përmes pozitës së gojës dhe syve. Ndërsa aziatikët për të treguar gjendjen shpirtërore momentale, përdorin figurat ku gjejnë shprehje vetëm sytë, si ^.^ ose ;_;