Sipas raportimeve të medieve italiane, Juventusi ka shprehur interesim për portierin shqiptar të Lazios, Thomas Strakosha.
Sipas “calciomercato”, kampioni italian dëshiron të shtojë konkurrencën në skuadër për Wojciech Szczesnyn, i cili do të mbetet i vetëm pas largimit të Gianluigi Buffonit, transmeton Albinfo.ch.
Për Strakoshën më parë kishte shprehur interesim edhe Milani.
Portieri i kombëtares shqiptare viteve të fundit është shndërruar ndër portierët më të mirë në Itali. Ai ka kontratë me Lazion deri më 2022.