Një remiks i mirë i hitit të këngëtares shqiptare Dua Lipa, “New Rules”, është përzgjedhur ndër dhjetë më të mirët për vitin 2017 në kategorinë ‘Dance/Electronic’, nga “Billboard”.
Bëhet fjalë për remiksin e Alison Wonderlandit, transmeton Albinfo.ch.
“New Rules” e lansuar në korrik, deri tani ka marrë mijëra remikse të ndryshme, por ajo e australianit vlerësohet si ndër më të mirat.
Ky remiks deri tani ka pasur 25 milionë transmetime gjithsej.