Partitë politike për zgjedhjet e 11 qershorit kanë shpenzuar mbi 3 milionë euro.
Këto të dhëna janë bërë të ditura në prezantimin e raportit “Sa shpenzuan partitë politike për zgjedhjet e 11qershorit”, nga organizata jo qeveritare “Çohu” dhe “Demokracia Plus”, përcjell albinfo.ch.
Koalicioni PAN prin me një milion e 717 mijë e 155 euro, koalicioni LAA me një milion e 94 mijë e 76 euro dhe Lëvizja Vetëvendosje me 359 mijë e 929 euro.
Genc Nimoni nga “Çohu”, deklaroi se edhe pse kanë kërkuar të kenë qasje në raportet financiare të subjekteve politike një gjë e tillë nuk iu është mundësuar.