Vlera e kriptovalutës së Bitcoin është rritur sërish, dhe po rritet ende, pasi kishte rënë në ditët e fundit, shkruan albinfo.ch.
Tani Bitcoin ka vlerë prej 15873 dollarë duke iu afruar çmimit të mëparshëm kur kishte arritur mbi 16 mijë dollarë.
Në ditët e fundit vlera e Bitcoin kishte rënë, duke pasur shumë luhatje, derisa një Bitcoin kishte vlerë më pak se 12mijë dollarë.
Kjo ngjalli shumë frikë, por edhe shumë reagime, se kjo kriptovalutë nuk është e sigurt dhe nuk bën të investohet në të.
Pavarësisht se ka shumë mendime të ndryshme, tashmë vlera e saj është rritur sërish.