Majori Peter Bart ka thënë për mediat kosovare se kanë arritur komandanti i njësisë dhe disa ushtarë të cilët do t’i marrin pajisjet dhe do të bëjnë përgatitjet për ardhjen e ushtarëve tjerë.
Austria me kërkesë të KFOR-it deri më 1 maj do të dërgojë 150 ushtarë, të cilët para dhe pas mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë do të ndihmojnë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
Në një deklaratë për APA, ministri austriak i Mbrojtjes, Norbert Darabos, tha se ushtarët nga përbërja e ORF-së do të qëndrojnë së paku katër javë në Kosovë.
Ushtarët nga ky njësitë kanë qenë edhe më herët në Kosovë.
Komanda e KFOR-it njoftoi dje 70 ushtarë të Batalionit të II-të të forcave operative gjermane, kanë arritur në Kosovë. Pjesa tjetër do të vendoset deri të hënën.