Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, sot për ditën e Krishtlindjeve ka shkuar në kampin Bondsteel në afërsi të Ferizajt, për të takuar ushtarët amerikanë.
Ai me anë të një njoftimi të shkurt në rrjetet sociale ka thënë se, ndihet i lumtur që po u shërben drekë ushtarëve amerikanë dhe të tjerëve për këtë ditë, përcjell albinfo.ch.
“Shumë i lumtur që pata mundësi t’iu shërbej drekën e Krishtlindjeve ushtarëve amerikanë dhe të tjerëve të NATO-s në kampin e KFOR-it Bondsteel”, ka shkruar Delawie.