Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar se deputetët e kësaj partie do të vazhdojnë protestat që nga janari i vitit të ardhshëm për ta kundërshtuar zgjedhjen e kryeprokurores së shtetit, Arta Marku, përcjell albinfo.ch.
“Edi Rama ka dhunuar kushtetutën me zgjedhjen e kryeprokurores së Përgjithshme të përkohshme, ndaj nuk do bëjë asnjë kompromis për këtë çështje”, ka thënë deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj.
Sipas saj, sot shqiptarët janë më të varfër se kurrë, e kjo ka ardhur nga politikat e gabuara të qeverisë Rama.