Policia e Tiranës njofton se një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytetin shqiptar.
Dyshohet se Selman Alija rreth 28-vjeçar, ka vrarë babanë në oborrin e shtëpisë së tyre në zonën e Shkozës, përcjell albinfo.ch.
Sipas policisë pasi ka vrarë babin ai e ka futur trupin e tij në makinën e familjes dhe e ka hedhur në Liqenin e Farkës.
Trupin e viktimës e ka gjetur këtë mëngjes policia. Policia thotë se dyshohet se 28-vjeçari e ka qëlluar babanë e tij 74-vjeçar me çekiç disa herë në pjesën e kokës.