Futbollisti shqiptar Liridon Krasniqi ka marrë një çmim të rëndësishëm për karrierën e tij.
Ai është shpallur Lojtari i Vitit në Malajzi, shkruan albinfo.ch.
Krasniqi mbron ngjyrat e ekipit Kedah. Ai po ashtu është nderuar edhe me çmimin Lojtari më i Popullarizuar.
Krasniqi ka shkëlqyer në Malajzi dhe këto çmime dëshmojnë për formën që e ka kaluar në këtë kampionat.