Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka paralajmëruar se nëse deputetët vendosin për anulimin e Gjykatës Speciale, Kosova mund t’i dëmtojë marrëdhëniet me miqtë e saj ndërkombëtar.
“Angazhimi në sundimin e ligjit është një gur themel për zhvillimin e Kosovës. Dhomat e Specializuara janë pjesë e rëndësishme e sundimit të ligjit të Kosovës.
Çdo përpjekje për të ndryshuar këtë ligj mund ta vendosë Kosovën prapa në kursin e saj Euro-Atlantik dhe të dëmtojë marrëdhëniet me miqtë e saj më të afërt”, ka thënë ambasadori gjerman, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë që edhe ambasadorët tjerë të huaj kanë qenë kategorish kundër zhbërjes së Gjykatës Speciale.