Vendimi i Qeverisë për të rritur pagën për kryeministrin e Kosovës, zëvendëskryeministrat e ministrat, ka shkaktuar reagime të mëdha.
Bazuar në një vendim të Qeverisë së Kosovës, të nënshkruar nga vetë Haradinaj, rroga e tij mujore do të jetë 2950 euro, përcjell albinfo.ch.
Kështu Haradinaj do të bëhet me rrogën më të madhe në rajon, sa i përket homologëve të tij.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pagën mujore e ka 1700 euro, raporton “Klan Kosova”.
400 euro më të vogël sesa të Ramës, 1300 e ka kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
Ndërsa kryeministri i Malit të Zi dhe ajo e Serbisë kanë pagat më të ulëta, njofton Klan Kosova.
Malazezi Dushko Markoviq e ka rrogën 1130 euro, ndërsa kryeministrja serbe Ana Bërnabiq paguhet vetëm 1000 euro në muaj.