Të dhënat e fundit të revistës britanike “Economist” tregojnë se hamburgerët më të shtrenjtë në botë shiten në Zvicër.
“Big Mac” kushton në McDonald’s 6.50 franga, që është e barabartë me rreth 7 dollarë. Në Indi, vendi i hamburgerëve të lirë, kushton vetëm 1.62 dollarë.
Në këtë studim krahasohet të ushqyerit me Big-Mac dhe niveli i pagave në botë.
Punëtorët në restorantet e ushqimit të shpejtë “fast-food” në Indi dhe në Amerikën Latine duhet të punojnë gati tre orë për të paguar një Big- Mac.
Ndërsa në Zvicër të punësuarit e McDonald’s brenda një ore fitojnë 2 hamburgerë.
McDonald’s-et e Zvicrës punësojnë punëtorë të pakualifikuar që fitojnë për 42-orë në javë çdo muaj nga 3400 deri 4000 franga. Mesatarisht, ata mund të blejnë çdo 20 minuta nga një hamburger – më shumë se kushdo tjetër në botë.