Vrasësi i dyshuar i një 78-vjeçari spanjoll u arrestua të enjten, pas një qëndrimi të shkurtër jashtë vendit, kanë bërë të ditur për mediet hetuesit përkatës. Sipas tyre, i dyshuari ka treguar arsyet për të cilat e ka vrarë në shtëpinë e tij të ndjerin. Rasti i dhimbshëm pati ndodhur një javë më herët në Carouge (Gjenevë).
Arsyeja? Sipas policisë, 42-vjeçari, për të cilin mësojmë që është kosovar, ka kryer këtë vepër penale për shkak të të hollave. Ai ka treguar se i kishte borxh plakut të ndjerë dhe i duhej t’ ia kthente po atë ditë.
Edhe më keq, vështron gazetari i të përditshmes “Tribune de Genève”, pas vrasjes, i pandehuri përfiton për t’ia vjedhur edhe disa mijëra franga viktimës së tij. Para, që më vonë ka harxhuar pjesërisht në kazino.
I akuzuar për vrasje është vënë në dispozicion të ministrit publik.
Sa përkujtese, vdekja e plakut shënon vrasjen e dytë në Gjenevë.