Mediat ndërkombëtare vazhdojnë të shkruajnë për Shqipërinë dhe bukuritë e saj, derisa edhe një herë theksojnë se duhet vizituar patjetër.
E radhës që shkruan është “Huffingon Post”, që jep edhe dhjetë arsye, pse duhet vizituar Shqipërinë gjatë vitit të ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
Autorja tregon për njerëzit që janë shumë tolerant dhe i duan të huajt, derisa gjithashtu e dinë gjuhën angleze dhe janë shumë të shoqërueshëm.
Arsye tjetër jepet bukuritë natyrore që ka, si dhe mund të shkoni shumë lehtë.
Ndër arsyet tjera janë edhe çmimet e lira, si dhe ushqimi i mirë.
“Huffingon Post” rekomandon që gjithsesi të vizitohet Shqipëria gjatë vitit 2018.