Zëdhënësi policor, Ed Krashevski, ka konfirmuar se 60 persona janë lënduar, 15 deri 20 prej tyre më lëndime të rënda.
Pamjet e përplasjes të transmetuara në televizionin e Holandës tregonin se të dy trenat ende qëndronin në binarët e tyre dhe dukej se nuk kishte dëmtime të mëdha.
Autoritetet e transportit në Holandë thonë se po zhvillojnë hetime për këtë rast.