Një restorant në qytetin jugor indian, Chennai, po përpiqet të revolucionarizojë shërbimin ndaj klientëve, duke prezantuar robotët për kamerierë, të cilët shpërndajnë ushqim dhe pije.
Në restorantin e quajtur robot, robotët humanoidë shpërndajnë ushqim, mbledhin mbeturinat dhe enët e palara dhe kthehen sërish në kuzhinë.
Ky restorant që dikur njihej si Momo ishte riemëruar në robot, pasi që themeluesit e tij Venkatesh Rajendran dhe Kartik Kannan vendosën që të përfshijnë edhe teknologjinë në punën e tyre.
“Kemi kërkuar shumë, për pothuajse një vit dhe kemi provuar dizajne të ndryshme të restorantit. Më vonë përfundimisht u përcaktuan që të bëjmë diçka ndryshe këtu në Indi. Andaj vendosëm që të marrim robotë për punë që mund të shërbejnë. Këtë e pamë në shumë shtete të tjera” theksoi Kannan, përcjell albinfo.ch.
Një kliente, Ropa tha se ishte e mrekulluar se si restoranti po funksiononte për mrekulli në mungesë të kamerierëve njerëz.