Mashkulli më i vjetër në botë, Jirouemon Kimura, ka festuar të enjten ditelindjen e 115-të.
Megjithëse kalon të shumtën e kohës në shtrat sesa në këmbë, Kimura ende gëzon një oreks të mirë, raporton gazeta japoneze “Mainichi Shimbun”.
Tri herë në ditë, ai dëshiron të hajë me familjen në shtëpinë e tij në Kyotango në perëndim të vendit.
Kimura ka punuar për 38 vjet në një post të qytetit për të vazhduar punën edhe pas pensionimit si fermer.
Kimura kishte mbledhur përreth vetes një turmë fëmijësh.
Përveç shtatë fëmijëve të tij, prej të cilëve dy tashmë kishin vdekur, japonezi numëron në familje edhe 14 nipërit japonezë, 25 stërnipa dhe 13 stër-stër-nipër e mbesa. Pjestari më i ri i familjes është një vjeç e gjysmë.