Stoke City në Angli po vazhdon me rezultate negative, derisa të shtunën pësoi nga West Ham United në shtëpi me rezultat 3:0, shkruan albinfo.ch.
Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri luajti për 90 minuta, edhe pse nuk arriti të lë shumë gjurmë.
Humbja e fundit vetëm sa thellon krizën e skuadrës angleze, që në ndeshjet e fundit nuk ka qenë në formën më të mirë.
Stoke ka pësuar tri humbje radhazi, apo katër në pesë ndeshjet e fundit, kurse ndodhet në vendin e 17-të me 16 pikë.
Tashmë, skuadra e Stoke Cityt ndodhet zyrtarisht në krizë.