Pasi debutoi me Përfaqësuesen e Zvicrës në futboll në rërë, futbollisti shqiptar, Fitim Sadriji, ka shënuar golin e parë, shkruan albinfo.ch.
Zvicra ka mundur Perunë me rezultat 11:2, ku njëri nga shënuesit ishte edhe futbollisti shqiptar.
Sadriji shënoi në minutën e 14-të për 7:0. Pas kësaj fitore, Zvicra fitoi turneun “China Grand Prix 2017”.
Fitim Sadriji është bërë futbollisti i parë shqiptar që luan për Përfaqësuesen e Zvicrës në futboll me rërë.
