Qeveria zvicerane ka vendosur të rrisë fondet për të stimuluar kthimin vullnetar të azilkërkuesve dhe refugjatëve.
Kështu, të paraburgosurit mund të përfitojnë deri në 2 mijë franga nëse deklarojnë vullnetarisht largimin e tyre nga Zvicra. Personi duhet të jetë i gatshëm për të ndihmuar në mënyrë aktive në sigurimin e dokumenteve të udhëtimit. Paratë do t’i marrin vetëm pas mbërritjes.
Për të shpejtuar dëbimin, gjithashtu mund të përfitojnë një kompensim të udhëtimit deri në 500 franga edhe personat e ndaluar, nëse ata deklarojnë vullnetarisht largimin nga Zvicra. Deri më tani kompensimi i tillë ishte vetëm 100 franga.
Kthimi vullnetar do të kompensohet shtesë prej 200 frangash edhe për transportin e bagazheve të refugjatëve.
Gjysmë milioni franga më shumë në vit do t’i kushtojë Zvicrës fondi i ri dedikuar kthimit vullnetar.
Këto kosto shtesë në bazë të kursimeve të Qeverisë zvicerane do të kompensohen me shmangien e fluturimeve speciale për dëbimit të refugjatëve.