Do të ketë ndryshime në ekipin austriak të të rinjve “Admira”. Talenti kosovar, Sinan Bytyqi ka nënshkruar përfundimisht kontratën me skuadrën angleze Manchester City.
Lajmin e kanë konfirmuar për mediat austriake menaxherët e skuadrës austriake të futbollit “Admira”.
17-vjeçari menjëherë do të angazhohet në vendin e dytë në premier ligë.
“Angazhimi i një lojtari në një ekip të fortë është nder dhe e bën edhe më të fortë Admiren “, tha menaxheri i Admiras, Alex Friedl.
Bytyqi, i cili deri më tash ka luajtur në tri ndeshje për kombëtaren U17 të Austrisë, ka realizuar tashmë stërvitjet provuese në Manchester City