Edhe pesë vjet të tjera nëpër rrugët e Kosovës do të qarkullojnë automjetet me targat KS, për ata që i duan ato. Kështu ka deklaruar Bekim Hoxha nga Agjencia e Regjistrimit Civil në mbledhjen e Komisionit Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së. Hoxha tha se këto targa do të jenë funksionale karshi atyre RKS.
“Edhe për 5 vjet do të vazhdojmë të furnizojmë me tabela KS për gjithë qytetarët që dëshirojnë me pas këto tabela”, tha Hoxha në komision, i pyetur nga deputeti Rexhep Selimi i Vetëvendosjes, transmeton kallxo.com
Selimit iu përgjigj edhe ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj që po raporton në këtë komision. “Ne i kemi gjetur disa marrëveshje por e rëndësishme është që jemi duke punuar me i bo tabelat RKS”, tha ministri Sefaj, i cili në komision foli edhe targat ilegale që qarkullojnë në disa enklave serbe, e kryesisht në veriun e vendit.
“Ne jemi të vetëdijshëm edhe policia e di qe ka targa ilegale. Kemi masa të buta dhe të forta, por mos kërkoni me marrë masa radikale tash se nuk mundemi”, tha ministri Sefaj.