Një operacion bastisjeje në dy lokacione në rajonin e Prizrenit është realizuar me sukses nga një ekip i përbashkët hetuesish të Njësisë për Hetimin e Krimit të Organizuar e Policisë së EULEX-it dhe Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda e Policisë së Kosovës.
“Dy të dyshuar u arrestuan në Ferizaj dhe Gllogoc lidhur me akuzat për krim të organizuar dhe kontrabandim të emigrantëve. Bastisjet dhe arrestimet janë urdhëruar nga një gjykatës i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prizren“, raportojnë mediat në Kosovë.
Këtë operacion që është pjesë e një operacioni policor të përbashkët kundër një grupi transnacional të krimit të organizuar e ka mbikëqyrur një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale.
Edhe gjashtëmbëdhjetë bastisje tjera janë bërë nga policia në Kroaci dhe Slloveni, të cilat, po ashtu, kanë rezultuar me disa arrestime”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga EULEX-i.