Qyteti i Shkupit ka prekur majën e listës botërore për nga ndotja e ajrit, duke lënë pas vetes qytetet Kalkuta të Indisë e Daka të Bangladeshit. “Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Ambientit Jetësor flasin për nivele alarmante të ndotjes së ajrit. Më e rëndë gjendja paraqitet në komunat e Shkupit dhe në qytetin e Kumanovës”, thuhet në njoftim.
Autoritetet në vazhdimësi kanë paralajmëruar masa kundër ndotjes, përfshirë edhe ato kundër zjarreve që mund të ndizen nga të pastrehët apo faktorët të tjerë, autobusët elektrik, hartimin e një plani për transport modern, ndalimin e ndërtimeve pa leje e të tjera.
Kryetari i Shkupit ka thënë për televizionin Alsat se nuk mund të pritet zgjidhje e shpejtë për këtë çështje. Ndërsa qytetarët shprehen të pakënaqur me masat e ndërmarra kundër ndotjes enorme të ajrit.