Lajmin e ka bërë të ditur Komisariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR).
Ky emërim, i shpallur sot në Gjenevë, e avancon aktoren Jolie, nga statusi aktual i saj si ambasadore e vullnetit të mirë.
Zëdhënësi i UNHCR-së, Adrian Eduards, tha se aktorja 36 vjeçare do ta përfaqësoj zotin Guterres në nivel diplomatik për çështjet globale të refugjatëve.