Një burrë që siguroi qindra mijëra euro pasi gjeti një çantë në Aeroportin “Charles de Gaulle” në Francë besohet se ka qenë i pastrehë.
Policia lokale ka thënë se e kanë njohur përmes pamjeve filmike si një prej qytetarëve të shumtë që jetonte në rrugët afër aeroportit.
Dyert e një kompanie në terminalin 2F ishin të hapura dhe burri, rreth 50-vjeçar, ka dalë me dy çanta të mëdha me para.
Ai tani po kërkohet nga policia, shkruan BBC.
Ngjarja ndodhi të premten e shkuar rreth orës 17:30, kur një alarm u dëgjua në zyrat e kompanisë, transmeton Albinfo.ch.
Zyrtarët që kanë kontrolluar pamjet e sigurisë kanë parë se personi kishte mbetur i habitur kur kishte parë se dyert ishin të hapura, në momentin kur ai ishte shtrirë përpara. Më pas ai u ngrit dhe u fut brenda duke dalë me dy çanta.
Në total ai mori 300 mijë euro.