Në një intervistë për “Kosova Sot”, Fitou ka deklaruar se për momentin ekziston një potencial që gjërat të eskalojnë dhe për këtë sipas tij ka arsye ekonomike, sociale, e po ashtu edhe politike dhe arsye diplomatike ndërkombëtare.
Sipas tij, ajo që është shumë e rëndësishme është që t’i jepet popullatës një vizion në kuadër të jete evropiane, edhe pse për momentin gjërat nuk janë edhe aq të mira.
Se a mund të ndodhë ndonjë spastrim në pjesën veriore të vendit, pas largimit të familjeve shqiptare nga atje, Fitou theksoi se kjo është një çështje e rendë.
“Qëllimi dhe objektiva e të gjithëve duhet të jetë që secili person të jetojë në paqe në vendin që e zgjedh ai. Personi i ndjerë, Haradinaj, i cili është vrarë në kushte shumë të këqija, memoria dhe shpirti i tij meritojnë të ketë një proces hetimi dhe drejtësia të mbizotërojë për atë që ka ndodhur”, ka thënë Fitou.
Ai ka deklaruar se veriu i takon Kosovës dhe se të për integrimin e tij duhet që të gjithë të bëjnë përpjekje.
Duke folur për bisedimet, ambasadori francez shprehet skeptikë sa i përket fillimit të bisedimeve të reja Kosovë-Serbi, pasi sipas tij janë zgjedhjet në Serbi.
“Fatkeqësisht mendoj se kjo do të marrë pak kohë. Janë zgjedhjet në Serbi, pastaj formimi i koalicionit qeverisës dhe nuk dihet që të presim që Qeveria të jetë vetëm e përkohshme të marrë vendime të rëndësishme për dialogun”, ka theksuar ndër të tjera Fitou./albinfo&kosovasot/