Paga mesatare për shtator të këtij viti në Serbi ka qenë 296 euro, dhe me ketë është barazuar me rrogën mesatare në Shqipëri – 295 euro, kanë njoftuar të hënën përfaqësues të Unionit të Punëdhënësve të Serbisë (UPS).
Sipas UPS-së, ekonomia e Serbisë në muaj paguar 65 taksa shtetërore, që është shumë herë më shumë sesa në vendet e rajonit. Pasoja e drejtpërdrejtë e këtyre taksave janë rrogat më të ulëta në ekonominë e Serbisë në krahasim me këto shtete.
Drejtues të UPS-së kanë dhënë se taksat e shtetit vazhdimisht po rriten, ndërsa vetëm këtë vit numri i tyre është më i madh për 17 herë, ndërsa ekonomia e Serbisë është në gjendje të rëndë.