Një gjashtëvjeçar është kthyer në sensacion pasi ka fituar 11 milionë dollarë vitin e shkuar vetëm duke folur për lodra dhe ëmbëlsira në YouTube.
Djaloshi me nofkën Ryan ToysReview ka rreth 10 milionë ndjekës aktivë.
Ai u rendit ndër fituesit më të mëdhenj në listën e Forbes për YouTube.
“Rishikim i lodrave për fëmijët nga një fëmijë! Bashkojuni Ryanit për ta parë se si luan me lodra dhe flet për to për fëmijët!”, shkruan në llogarinë e tij të famshme në YouTube, transmeton Albinfo.ch.
Llogaria e tij ishte hapur më 2015, kur ishte vetëm katërvjeçar.
Edhe pse ka llogari të madhe, familja e tij ka deklaruar se mund ta mbyllë llogarinë.