Boksieri shqiptar, Labinot Xhoxhaj, ka vazhduar me fitore në boksin profesionist, shkruan albinfo.ch.
Ai ka fituar edhe në duelin e radhës, që ishte i gjashtë në karrierë si profesionist, derisa ka mbi 100 meçe si amator.
Xhoxhaj në meçin e zhvilluar në Bazel, ka mposhtur David Ribakon, duke e nokaut në raundin e katërt.
Boksieri shqiptar ka qenë bindshëm më i mirë në këtë duel, dhe me meritë triumfoi ndaj gjeorgjianit.
Për Labinot Xhoxhajn kjo është fitorja e gjashtë me radhë, ku pesë prej tyre i ka nokaut.
Ai ka qenë edhe kampion i Sllovenisë, duke lënë gjurmë në këtë shtet.
Më pas ai ka ardhur në Zvicër, dhe duke dëshmuar aftësitë e tij, dhe duke arritur suksese edhe në Zvicër, derisa po vazhdon me suksese edhe në Zvicër.
Muharrem Gjocaj
https://www.youtube.com/watch?v=-BEIp5tYGos