Trupat e pajetë janë gjetur në afërsi të dy veturave . Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes vetëm gëzhojat e plumbave. Sipas informacioneve të para nga policia bëhet fjalë për vrasje.
Kurse banorët e Creshevës kanë theksuar se mes të vrarëve është edhe Borçe Qato, një peshkatar i rregullt në këtë liqen, për të cilin thuhet se ka qenë familjar dhe person i qetë.
Ata kishin njohur makinën e tij të parkuar në afërsi të liqenit. Banorët e zonës kanë theksuar se në këtë territor shpeshherë janë dëgjuar të shtëna armësh, raportojnë mediat në Maqedoni/