Dua Lipa ka arritur të fitojë pllakën e artë për albumin e saj debutues “Dua Lipa” që i ka sjellë këngëtares kosovare suksese të mëdha në gjithë botën.
Pasi u bë këngëtarja femër më e dëgjuar në Britani të Madhe sivjet, ajo tani ka njoftuar se ka shitur katër milionë kopje të albumit vetëm në këtë vend.
Padyshim që viti 2017 ka qenë viti më i mirë deri tani në karrierën e Dua Lipës. Ajo ka arritur që me hitin “New Rules” të nderohet si kënga e vitit nga “Time” si dhe të dominojë në shumë top-lista botërore madje duke mposhtur edhe yje si Beyonce e Rihanna.