Aktorja e mirënjohur është nderua me çmimin “Leadership Award” në ngjarjen glamuroze “Hollywood Reporter’s Women in Entertainment” që u mbajt në Los Angeles.
Lawrence është një prej aktoreve më të paguara në Hollywood, por megjithatë aktorja gjithnjë e ka potencuar faktin se për rolet protagoniste në filmat që ajo i ka luajtur, një mashkull do të paguhej dyfish më shumë.
Po ashtu aktorja bëri thirrje për ngritjen e zërit në çështje të ndryshme, përfshirë këtu edhe ngacmimet seksuale në industri, nëse jo për ta ndihmuar veten, atëherë për ti ndihmuar gjeneratat e reja të aktorëve të cilët do të përballen me diçka të tillë.