Google thotë se programi inteligjent artificial “AlphaGo Zero” ka triumfuar kundër softuerit specialist që është lider i shahut në botë, për pak orë pasi mësoi lojën.
Divizioni “DeepMind” i kompanisë thotë se ky program zhvilloi 100 ndeshje ndaj “Stockfish 8” dhe fitoi ose barazoi në të gjitha.
Ekspertët thonë se kjo arritje do të forcojë pozitën e kompanisë në sektorin garues.
“Nga një pikë shkencore, është seria e fundit e rezultateve të mëdha që ‘DeepMind’ ka prodhuar. Trajektorja gjenerale në ‘DeepMind’ duket se po zgjedh një problem dhe po e demonstron atë me performancë, e kjo është impresive”, ka thënë Michael Wooldridge nga Universiteti i Oksfordit për BBC-në.
“DeepMind” më parë kishte mposhtur disa prej shahistëve më të mirë të botës, transmeton Albinfo.ch.
Në 100 lojërat e zhvilluara, të dy programet patën kohë nga një minutë të mendonin për secilën lëvizje.
“AlphaZero” fitoi 25 lojë në të cilat luajti me njësitë e bardha dhe me lëvizjen e parë, si dhe tri të tjera kur ishte me njësitë e zeza. Të dy programet barazuan në 72 lojë.