Familjet Rama dhe Ukësmajli nga rrethina e Ferizajt bëhen me shtëpi të reja falë donatorëve, vëllezërve Hoxha, të cilët nga buxheti i familjar ndanë mjete për ngritje të kulmeve të reja për familjet në nevojë, bën të ditur televizioni publik i Kosovës.
Haziz Ukësmajli përfitues i donacionit është shprehur se tash ndjehet i lirë meqë ka hapësirë të mjaftueshme për familjen e tij shtatë anëtarëshe, përcjell albinfo.ch.
“Vëllezërit Hoxha na nxorën nga skëterra dhe tash po rilind një jetë e re për ne”, thotë kryefamiljari i familjes Rama.
Gëzimin po e ndajmë me familjet përfituese thotë Afrim Hoxha përfaqësues i familjes donatore.
Familjet Ukësmajli dhe ajo Rama thonë se edhe dimri që është në prag do të jetë më i lehtë për ta falë krijuesit dhe familjes donatore.