Ylli shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi është lënduar në humbjen 1 me 3 nga Manchester Unitedi.
Po zhvillohej minuta e 11-të kur Mustafi me një gabim i mundësoi Unitedit të dyfishonte epërsinë me ç’rast pësoi edhe një dëmtim që e detyroi të largohej nga fusha.
Mustafi ka shkëlqyer në edicionin e ri duke bërë që Arsenali të pësonte gol vetëm një herë në tetë ndeshjet sa ai ishte në skuadër.
Në humbjen 1 me 3 ndaj Unitedit u paraqit edhe Granit Xhaka që u zëvendësua me Danny Welbeckun në minutën e 70-të.