Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën ligjore ndaj zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, për konflikt interesi me rastin e nënshkrimit të memorandumeve në Nigeri, si përfaqësues i kompanisë “Seagas”.
Procedura është bazuar në raportet e “Kohës Ditore”, të publikuara javën e shkuar.
Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë, i ka se pasi të përfundojë e gjithë procedura, do të mund të flasë publikisht për rastin.
Kjo sipas tij bëhet, për shkak se me ligj zyrtarëve të Agjencisë u imponohet të mbajnë të fshehura informacionet gjatë procedurës së hetimit.
Megjithëqë ka premtuar publikimin e rezultateve, kur të jepet fjala e fundit në këtë rast.